Anglia gjen zgjidhje për çerekfinalen, trajneri shqiptar: Po deshi Southgate të eliminojë Francën, të më marrë mua në telefon

Franca do të përballet ndaj Anglisë në çerekfinale. Para këtij takimi, ishte Ismet Munishi që ka dhënë një deklaratë për “RTV Dukagjini”. Si gjithmonë i veçantë në deklaratat e tij, trajneri që luftoi me Ilir Dajën për titullin kampion në sezonin e shkuar, është shprehur i gatshëm për ta ndihmuar Southgate që të eliminohet Franca.

“Lojtarët e Francës i shohim me Anglinë. Ai Southgate, po deshi të eliminojë Francën, të më thirri mua në telefon. Ai ka vetëm një problem, si të ndali Mbapen. Dembele e humb topin vetë, del me topin jashtë fushe. Ky tjetri, Giroud, e pret ndonjë top në ajër, po ia ndërpreve oksigjenin, nuk ka se çfarë bën”, tha Munishi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online