VIDEO/ Golat e Brazilit i dhembin edhe Uruguajit, Koreja e Jugut do të donte që ndeshja të kishte vetëm 45 minuta

Më shumë se Koresë së Jugut, 4 golat e Brazilit i dhembin edhe… Uruguajit. Amerikano jugorët fituan 2-0 ndaj Ganës në ndeshjen e fundit në grup, por neglizhimi i Portugalisë bëri që në këtë fazë të kalonte Koreja e Jugut. Për hir të futbollit, Luis Suarez me shokë do të donin të ishin ata në fushë ndaj Brazilit. Ndoshta rezultati nuk do të ishte i tillë.

Brazili ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin e thellë 4-0. Ndeshja deri më tani është luajtur me një portë, ku portieri Kim është detyruar të nxjerrë katër herë topin nga rrjeta. Vinicius ka tundur rrjetën që në minutën e 7, ndërsa 6 minuta më vonë Neymar dyfishon nga penalltia. Richarlison shënon në minutën e 29, ndërsa në të 36-n Paqueta dërgon shifrat në 4-0. Goleada që në pjesën e parë ka bërë që kjo të jetë një nga ato ndeshje të cilën Koreja e Jugut do të donte me patjetër të zgjaste vetëm 45 minuta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *