Të kapësh famë duke sharë idhullin e shqiptarëve kushton shumë, 11.000 mesazhe shkojnë te…Zana Avdiu

Në turmën që mbështeste Granit Xhakën për përballjen me Serbinë, Zana Avdiu zgjodhi të bënte zërin kundër. Të ofendoje idhullin e shqiptarëve në momentin kur prozhektorët ishin të kthyer vetëm tek ai, padyshim që famën do e kishe të siguruar. Diçka të tillë Avdiu e ka shfrytëzuar më së miri, por në fund fama nuk ka ardhur pa pasoja për të.

Vëmendja e madhe i kushton shumë, teksa plot 11 mijë mesazhe kër.cënuese kanë ardhur në celularin e saj. Të paktën ky është versioni që jep Arianit Koci. Avokati në fjalë ka zbuluar në emisionin “Pressing” në “T7” disa nga mesazhet që kanë ardhur në drejtim të Zana Avdiut.

“Ka pasur kërcënime edhe me dhunim. I kanë thënë se kemi për të dhunuar në kodër”, është shprehur Arianit Koci. Ky i fundit ka deklaruar më tej se këto mesazhe janë dorëzuar në Polici, në mënyrë që të hetohen këto raste./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online