Anis Mehmeti po vazhdon në një formë fantastike te Wycombe. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol në “League One”, këtë herë ndaj Portsmouth në shifrat 2-0. Goli i parë i takimit do të vinte nga Mehmeti që me goditjen e fortë nuk i la asnjë shans portierit për të reaguar.
Menjëherë do të niste edhe festa me shqiponjë, ndikuar edhe nga gjithçka ndodhi me rastin e Granit Xhakës kundër Serbisë. Ndërkohë në golin e dytë, më shumë sesa vetë autori, jehonë mori sërish Mehmeti me asistin që dha duke dribluar të gjithë kundërshtarët e tij. /Sport Ekspres/