Embolo është shqiptarizuar së tepërmi. Pasi mbrojti Taulant Xhakën disa vite më parë nga një përleshje pasi mesfushori shqiptar goditi një lojtar serb teksa ishte pjesë e Bazelit, Embolo ishte i pari që i doli në mbrojtje Granitit edhe ndaj Serbisë.
Gjithashtu disa kohë më parë, ky futbollist ka dalë teksa kërcente në ritmin e një kënge shqiptare shoqëruar nga Granit Xhaka. Teksa mesfushori i Arsenalit publikoi një fotografi me fanellën e Jasharit në Instagram, nuk mungoi komenti i Embolo në gjuhën shqipe: “Luan”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
View this post on Instagram