VIDEO/ Tulipanët “çelin” pas grupit, mundin USA në ndeshjen që prodhoi golin e çuditshëm dhe bëhen gati për…Lionel Mesin

Tulipanët kanë “çelur” pas fazës së grupeve. Holanda ka marrë fitoren e parë të vërtetë duke mundur USA në shifrat 3-1. Goli i parë do të vinte nga ana e Depay në minutën e 10, ndërsa Blind dyfishoi shifrat në të 45. USA ngushtoi shifrat me anë të Ëright në minutën e 76 që shënoi golin e mrekullueshëm në Botëror, por njëkohësisht që ishte jo pak i çuditshëm për mënyrën sesi topi përfundoi në rrjetë.

Goli i tretë do të vinte për Holandën nga ana e Dumfries që ishte më i miri i takimit me një gol të shënuar dhe dy asist të dhënë. Tashmë Holanda do të përballet me fituesin e çiftit Argjentinë-Australi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online