Dyshimet mund të ngrihen, a e mori Granit Xhaka këtë lojtar në Botëror vetëm për t’i dhënë goditjen e fundit serbëve?

Zvicra ka më pak lojtarë shqiptarë në gjirin e saj se më parë, por Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri po e komandojnë ende këtë Kombëtare. Veçanërisht Granit Xhaka që mban shiritin e kapitenit te ky ekip.

Të gjithë e pamë dje sesi mesfushori shqiptar është mbrojtur nga shokët e ekipit pas përplasjeve me lojtarët e Serbisë. Ndërkohë me mbylljen e ndeshjes, të gjithë lojtarët e Zvicrës shkuan për të rrethuar Granit Xhakën duke festuar me të.

Lojtari i Arsenalit e tregoi veten si një patriot të zgjuar, shumë më ndryshe nga Botërori i Rusisë, këtë herë kishte marrë shumë mësime dhe është pjekur jo pak. Për të mos u dënuar nga FIFA, Xhaka veshi fanellën e Ardon Jasharit. Në rast të një goli të shënuar, Graniti do të festonte pikërisht me këtë fanellë.

Kuptimi i vërtetë i një fanellë ku shkruhet “Jashari” në të, e dinë të gjithë shqiptarët. Por këto kredenciale të forta të Granitit te Zvicra, a kanë bërë që mesfushori të marrë Ardonin vetëm për këtë qëllim që të grumbullohet në Botëror? Nuk do të ishte edhe aq jashtë fantazisë.

Trajneri i Zvicrës e ka “pikë të dobët” Granitin, e di më së miri se nëse Zvicra do të bëjë mrekullinë, kjo do të vijë vetëm falë Xhakës. Gjithashtu Ardoni nuk ka luajtur asnjë minutë te vetme nga tre ndeshjet e para të grupit dhe është pjesë e Luzernit në Zvicër, jo e një ekipi të fortë për ta kuptuar më logjikisht praninë e tij në Botëror. Ardoni ka përfituar jo pak nga mbiemri i tij…Jashari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online