Ashtu si edhe në Rusi, futbollistët shqiptarë të Zvicrës kanë pasur mbështetjen e gjithë ekipit. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin në kryeqendër të vëmendjes dje ndaj Serbisë, megjithëse ky i fundit, ishte disi më i qetë. Mesfushori i Arsenalit i prishi sërish qetësinë kundërshtarëve të tij.
Por në momentin që Xhaka ishte i qetë, ishte Manuel Akanji që mendoi të poshtëronte lojtarët serbë. Gjatë momentit të festimit të Zvicrës pas ndeshjes, Akanji u jepte lamtumirën Serbisë që duhet të kthehet në shtëpi. /Sport Ekspres/
Akanji waving bye to the Serbian players ? pic.twitter.com/R6fZr9NnSd
— Biggies Malls 2.0 (@Biggies_MaIIs) December 2, 2022