FIFA duket se po luan një lojë të dyfishtë. Qeveria botërore e futbollit ka vendosur të ndalojë flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës në stadiumin “974” në Katar, ku do të zhvillohet ndeshja Serbi-Zvicër. “Zoom.al” raporton se tifozët shqiptarë janë të detyruar nga forcat e sigurisë pranë stadiumit të lënë jashtë flamujt e tyre kombëtare si dhe çdo fanellë me simbole kuqezi apo me hartën e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës.
Kjo është e vetmja mënyrë për ta që të futen në stadium për të ndjekur këtë sfidë, ku do të luajnë edhe dy lojtarët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Një rregull i vlefshëm vetëm për këtë ndeshje, pasi në çdo takim tjetër nuk është penguar askush të mbajë flamurin e tij kombëtar, pavarëisisht nëse Kombëtarja e tij luante apo jo në stadium./Halit Delibashi-Sport Ekspres/