Tomas Myler ka paralajmëruar largimin e tij nga Kombëtarja e Gjermanisë. Eliminimi për të dytin Botëror radhazi që në fazën e grupeve duket se shtyn futbollistin e Bajernit, nisur edhe nga mosha e tij, të japë dorëheqjen nga ekipi kombëtar. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes me Kosta Rikën Myler ka paralajmëruar se kjo mund të ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e Gjermanisë.
“Është tërësisht nëj katastrofë! Nuk e di se si të vazhdoj përpara. Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, ka qenë një kënaqësi e madhe të dashur njerëz. Kemi pasur momente të shkëlqyera. Jam përpjekur të lë zemrën time në fushë në çdo ndeshje. Gjithmonë kam dashur të luaj me dashuri”, ka deklaruar Tomas Myleri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/