“Po ta dija se do eliminoheshim do pësoja atak në zemër“, Luis Enrike: Po të donin me siguri që na shënonin më shumë, na kapi paniku

Spanja ka humbur me rezultatin 2-1 me Japoninë, por pavarësisht rezultatit arrin të kualifikohet në 16 skuadrat më të mira të Kupës së Botës. Luis Enrike nuk është shfaqur i lumtur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku ka theksuar se donte vendin e parë në grup. Trajneri i Spanjës shpjegon se Japonia i ç’armatosi në pak minuta, në të cilat mund të shënonte edhe më shumë  gola nëse dëshironte. Sa i përket faktit se për një momënt, kur Kosta Rika kaloi në avantazh, Spanja mund të eliminohej, Luis Enrike ka thënë se do të kishte pësuar një sulm në zemër nëse do e mësonte një fakt të tillë.

“Në futboll nuk ka anë të mira apo të këqija. Në futboll ka merita dhe sot nuk jam aspak i lumtur, vërtet pse do të të mashtroj? Jemi kualifikuar, por doja ta bëja si i pari i grupit. Nuk mund të ndodhte sepse Japonia shënoi dy gola kundër nesh në pesë minuta dhe në 10 minuta na çarmatosi plotësisht. Nuk e dija se do të eliminoheshim për një kohë të shkurtër. Nëse do ta kuptoja këtë, me siguri do të kisha pasur një atak në zemër.

Në pushim folëm se si do të vijnë këta njerëz për të sulmuar, sepse nuk kanë asgjë për të humbur dhe do të hidhen përpara. Epo, ne nuk kemi qenë në gjendje ta menaxhojmë atë. Në fakt, jo vetëm që nuk ia dolëm dot, por kemi kaluar në modalitetin e kolapsit. Ishin pesë minuta paniku dhe nëse kishin nevojë të na shënonin edhe dy të tjerë, do të na i shënonin me siguri. Nuk jam aspak i lumtur dhe asnjëherë nuk festoj humbje. Dua të them, nuk kam asgjë për të festuar. Ne kemi kualifikuar, po, por do të kisha dashur ta kisha bërë si i pari (në grup)”, ka deklaruar Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online