Australia ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme. Kombëtarja në fjalë ka kaluar grupin në Kupën e Botës, gjë e cila nuk ndodhte që nga viti 2006. Australianët kanë befasuar të gjithë opinionin sportiv pas fitores së papritur kundër Danimarkës, të cilën e lanë jashtë këtij Botërori.
Sigurisht që ky sukses është pritur me kërshëri në kontinentin e largët. Pavarësisht se në Australi ishte ora 3:30 e mëngjesit, kjo nuk i ka ndalur të mbushin sheshet dhe të ndezin qiellin me flakadanë për të festuar arritjen e madhe të Kombëtares së tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The scenes in Australia at 3.30am.
The beauty of the World Cup.
— SPORTbible (@sportbible) November 30, 2022