“Football” apo “Soccer”? Dueli mes SHBA dhe Anglisë mund të komentohet edhe një mënyrë të tillë. Ndeshja u mbyll në shifrat 0-0, por përballja u ndez jo pak me tifozët. Anglia sheh sesi sporti që lindi vetë, t’i përdhoset emri nga amerikanët. Për këta të fundit, ky nuk është “football”, por “soccer”.
Amerikanët mendojnë se “football” është i një tjetër lloji dhe është sporti i tyre më i ndjekur, është më burrëror. Për këtë arsye disa tifozë kanë kënduar në këtë mënyrë para ndeshjes: “Quhet soccer”. Një mënyrë për të ulur sadopak vlerën e sportit më të preferuar në gjithë Europën, por edhe këtu, nuk dolën aspak keq me Anglinë e Southgate. /Sport Ekspres/
? IT’S CALLED SOCCER@USMNT fans get the chant going ahead of their matchup with England pic.twitter.com/RUUAICbgyx
— FOX Soccer (@FOXSoccer) November 25, 2022