Taulant Seferi po vazhdon formën e mirë në Ukrainë, teksa këtë herë ka shënuar ndaj Shakhtar Donetsk në transfertë. Vendasit po kryesonin në shifrat 2-0, teksa Seferi ngushtoi shifrat në 62. Sulmuesi shqiptar e kishte të lehtë të gjente rrjetën me portën e boshatisur pas një gabimi në mbrojtje.
Vendasit morën një penallti vetëm dy minuta më vonë ku Traore ekzekutoi panenkën më të dështuar në historinë e futbollit. Vorskla barazoi rezultatin me anë të Chelayadin në të 75, por Shakhtari fitoi me shifrat 3-2 falë golit me penallti të Mudryk në të 86, ku këtë herë nuk u tallën në ekzekutim. /Sport Ekspres/
When a panenka goes wrong…
Traore attempts one and it’s WAYYY too low
Vorskla have just got back in it a few mins ago with a goal from Seferi
2-1
65’ pic.twitter.com/VGULu9n54Z
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) November 23, 2022