Nga njëra ndeshje në tjetrën! Myrto Uzuni mbërriti në Shqipëri për të luajtur kundër Italisë dhe u nis menjëherë drejt Spanjës, për t’iu bashkangjitur Granadas. Sulmuesi nuk duhej të humbte ndeshjen e sotme kundër Albacetes.
Kjo pasi në Spanjë nuk ndalon niveli i dytë i futbollit në vend. Por trajneri Paco Lopez nuk i ka garantuar vendin e titullarit: “Myrto erdhi i lodhur pasi luajti gati 90 minuta me Shqipërinë, udhëtimi ishte gjithashtu i lodhshëm. Por ne do të flasim me të dhe do të vendim”, u shpreh Lopez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/