Ivan Balliu përdori truket e tij për ta ndalur, Vinicius: Kisha frikë mos dëmtohesha ndeshjen e fundit, Benzema më tha…

Vinicius Junior është një nga ar.mët më të rrezikshme të Realit të Madridit. Mbrojtësat kundërshtarë e kanë të vështira ta ndalin dhe për ta bërë këtë shpesh u duhet të përdorin forcën dhe ndërhyrjet e parregullta. Një metodë të tillë e ndoqi edhe Ivan Balliu në ndeshjen e fundit, duke i shkaktuar frikë sulmuesit brazilian. Vinicius ka rrëfyer për “Reuters” se ndihej i frikësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit, pasi mund të dëmtohej dhe të humbiste Kupën e Botës.

“Rodrygo dhe unë kemi vuajtur shumë në ndeshjet e fundit. Ne kishim frikë nga më e keqja, duke u lënduar dhe duke humbur Kupën e Botës. Kam mësuar shumë nga Neymar kur ai luajti për Barçën, ai gjithashtu vuajti shumë. Cristiano, kur luajti për Real Madridin, gjithashtu vuajti shumë. Por ishte Karimi (Benzema) që më tha të isha i qetë sepse nëse rivalët të persekutojnë është sepse ju jeni i rëndësishëm, sepse ata kanë frikë prej teje”, ka thënë Vinicius Junior./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online