Gallatasarai ka krijuar një ekip të frikshëm me afrimet e bëra në merkaton e verës. Emra të mëdhenj si Mertens, Ikardi apo Huan Mata u transferuan në Stamboll, ku në formë huazimi është edhe Milot Rashica. Gjiganti turk ka mposhtur me rezultatin e thellë 0-7 Bashaksehirin në transfertë.
Një breshëri golash, ku protagonist ishte edhe Rashica. Anësori shqiptar dha asistin në golin e shënuar nga Mertens në minutën e 65 të takimit. Në atë moment shifrat shkuan në 0-5, ndërsa në momentet e fundit të ndeshjes, u shënuan edhe dy gola të tjerë që mbajnë autorësinë e Akturkoglusë dhe Bardakçiut. Me këtë fitore Gallatasarai shkon në vendin e dytë në renditje, vetëm dy më pak se Fenerbahçja e vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOOOOOOOLLLLLL MERTENS! ?OV DEVAM ED?YOR!
Bu hesap kapanacak, @gsgoller‘i takip ediniz. pic.twitter.com/q3xdkqeTZF
— @gsgoller’i takip ediniz. (@gslergll) November 12, 2022