Lojtarët e Atletiko Madrid tradhëtojnë trajnerin e tyre, nuk e duan më Diego Simeonen në skuadër

Diego Simeone ka humbur dhomat e zhveshjes. Lojtarët e Atletico Madridit nuk duan më të luajnë për të dhe këtë e treguan sërish me qëndrimin e tyre në ndeshjen ndaj Mallorca-s. Atletico Madrid po kalon një sezon shumë të keq. Skuadra u eliminua nga Champions League, po luan keqazi në La Liga dhe trajneri ka probleme serioze me lojtarët.

Lojtarët e madrilenëve, ose më saktë një pjesë e mirë e tyre, vendosën ta bojkotojnë ekspertin 52-vjeçar dhe nuk e duan më në postin e trajnerit. “Janë disa lojtarë të Atletico Madridit që nuk duan ta shohin më Diego Simeon në stol”, ishin fjalët e gazetarëve spanjollë pranë skuadrës nga stadiumi Ëanda Metropolitano.

Dhe një nga ata që është kundër Simeones është Marcos Llorente. Ajo që ai bëri është vërtet e pafalshme në botën e futbollit. Në duelin me Mallorca-n, Simeone e ftoi Llorenten të vinte tek ai për t’i dhënë udhëzime se çfarë të bënte në fushë. Megjithatë, lojtari i Atleticos refuzoi të vinte te trajneri dhe vazhdoi të luante në mënyrën e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *