“Arbitri mbajti nga Katari, Kombëtarja është nder”! Nga Hadroj te Kallaku me Abazaj dhe Carën, vetëm Gurishta me mendjen te Vllaznia: Tani njohim njëri-tjetrin…

Shqipëria luajti në ditën e djeshme kundër Katarit, në miqësoren e mbyllur me shifrat 0-1. Një penallti e dyshimtë vendosi për humbjen e kuqezinjëve të Superiores, ndërsa nga krahu tjetër u mohua një penallti e pastër për Hadrojn dhe njëkohësisht një gol i Carës për pozicion jashtë loje, por lojtari i Partizanit ndodhej në vendin e duhur.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, disa prej futbollistëve të Shqipërisë dhanë mendimet e tyre për “Ora News” me Altin Sulçe. Vetëm Gurishta ishte me mendjen te Vllaznia teksa u shpreh se me këto miqësore i kanë parë më nga afër edhe kundërshtarët e Superiores, gjë kjo e cila do ta ndihmojë jo pak në kampionat.

Kallaku

“Pas asaj penalltie të dhënë për Katarin dhe penalltisë së mohuar për ne kishte kontestime. Ne kemi luajtur mirë, sidomos në pjesën e dytë. Qarkulluam më mirë topin dhe kishim tre raste të pastra për të shënuar. Fati nuk ishte me ne. Unë e kam provuar më parë Kombëtaren. Kombëtarja është privilegj, jam i lumtur dhe më vjen mirë që djemtë e Superiores që ishin pjesë e këtyre takimeve”.

Hadroj

“Kishim raste në pjesën e dytë. I kemi shpërdoruar disa raste që nuk duhej t’i falnim në pjesën e dytë, por ky është futbolli. Arbitri ishte shumë i njëanshëm. Në rastin tim të penalltisë ishte e pastër dhe të gjithë lojtarët e Kombëtares më thanë se ishte penallti. Lojtari i Katarit më tërhoqi, u rrëzova, arbitri nuk dha asgjë. Kombëtarja të jep besim dhe personalitet”

Abazaj

“Ishte një test pozitiv. Pjesa e parë nuk ishte më e mira, por te e dyta e kemi dominuar të gjithë lojën. Arbitri nuk ishte në nivelin e duhur, për më tepër që ishte ndeshje miqësore dhe mund ta menaxhonte më mirë. Kemi një penallti të mohuar. Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë. E shijova Kombëtaren, më kishte munguar”

Gurishta

“Ishte një ndeshje e mirë nga ne. Kishte kontestime pasi penalltia e Katarit ishte faull jashtë zone. Nuk duhet të merremi me arbitrin, megjithëse na mohoi edhe një penallti të pastër. Ishte shumë pozitive që u grumbulluam me Kombëtaren, u njohëm me njëri-tjetrin. Kjo do të na ndihmojë më mirë edhe në kampionat se i dimë më mirë cilësitë e lojtarëve kundërshtarë nga stërvitjet tona. Kombëtarja është kënaqësi dhe përgjegjësi”.

Tedi Cara

“Jemi shumë të lumtur që kishim mundësinë për të qenë pjesë e Kombëtares. Ishte ndeshja ime e parë dhe më erdhi keq që arbitri më hoqi golin. Pyeta shumë njerëz që ishin në vijë të drejtë në atë rastin e golit tim dhe më thanë se ishte në pozicion të rregullt, jo jashtë loje”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online