Vedat Muriqi është shndërruar në lojtarin më të mirë të Mallorca-s. Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës shënoi një gol dhe dhuroi një asist në fitoren 0-2 ndaj Villareal. Menjëherë pas ndeshjes skuadra e Mallorcas ka shprehur mirënjohen ndaj lojtarit të tyre. “Të dua shumë Muriqi”, thuhet në një fotografi të publikuar nga faqja zyrtare e klubit spanjoll në “Tëitter”.
Ndërkohë menjëherë pas takimit, tifozët e Villareal kanë thirur në korr: “Setien, largohu”. Për herë të parë ka nisur edhe krisja mes tifozëve dhe ish-trajnerit të Barcelonës, Setien, që mbërriti në kulmin e karrierës teksa më parë ishte bari lopësh. Por mesa duket edhe kjo aventurë e tij në La Liga nuk do të zgjasi shumë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/