Humbja e vetme ajo kundër Sllovakisë me shifrat 4-3, Shqipëria e Damas e mbyll me fitore turneun

Kombëtarja shqiptare U-15 mposhti me rezultatin 2-0 San Marinon, në sfidën e tretë dhe të fundit të turneut ‘UEFA Development’ për këtë grupmoshë që u zhvillua në vendin tonë në datat 2-7 nëntor. Në takimin e zhvilluar këtë të hënë në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, kuqezinjtë e drejtuar nga Armand Dama zhvilluan një lojë shumë të mirë, duke qarkulluar topin përgjatë gjithë ndeshjes e duke krijuar disa raste shënimi.

Armand Dama hodhi në fushë një formacion ndryshe nga dy ndeshjet e para, pasi sipas rregullores së turneut, të gjithë futbollistët e grumbulluar duhet të aktivizohen në lojë. Kësisoj, 11-shja titullare e kësaj sfide ishte: Leonard Kolgecaj (GK), Darli Kurti, Uesli Arapi, Milan Kovaçi, Kris Gecaj (c), Mateo Deda, Armir Boriçi, Endri Agolli, Leo Begolli, Alen Vukaj, Rayan Neziri.

Pjesa e parë e takimit ishte e balancuar, me kuqezinjtë që krijuan disa raste të mira shënimi, por nuk finalizuan dot, teksa mbajtën e kontrolluan mirë topin përgjatë 40 minutave. Me fillimin e fraksionit së dytë, kuqezinjtë gjejnë më në fund golin e avantazhit me Alen Vukaj. Në minutën e 52-të të takimit, Mateo Deda jep një kros të bukur brenda zonës kundërshtare, që gjehet mirë nga Alen Vukaj. Djaloshi shqiptar e gjuan bukur topin me kokë dhe e dërgon në fundin e rrjetës, duke kaluar në avantazh skuadrën. Kuqezinjtë marrin zemër dhe në minutën e 76-të gjejnë edhe golin e dytë me Emiljano Mihanën.

Kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë U-15 në këtë turne, teksa në sfidën hapëse mundi Ishujt Faroe me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e dytë ndaj Sllovakisë, kuqezinjtë u mundën me shifrat 4-3, teksa përballja e sotme kundër San Marinos ishte ndeshja e fundit e turneut. Në fund të këtij kompeticioni, Shqipëria renditet në vendin e dytë me 6 pikë, teksa në vendin e parë me pikë të plota renditet Sllovakia me 9 pikë. San Marino renditet në vendin e tretë me tre pikë, ndërsa Ishujt Faroe nuk morën asnjë pikë në këtë aktivitet.

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, nën organizimin dhe mbikëqyrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, që tregoi edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin për të pritur turne të tillë zhvillimorë për futbollistët e moshave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online