Vëmendja jonë mbetet ende te skenat e prodhuara në fundin e takimit mes Shqipërisë dhe Islandës, në atë barazim të marrë 1-1. Pikërisht në momentin kur tifozët kishin shumëçka për të thënë lojtarëve të tyre. Nga fytyra e Cikalleshit te ulja pranë shtyllës duke mbajtur simbolet kombëtare nga ana e Qazim Laçit, momenti ishte shumë emocionues dhe mbi të gjitha reflektues.
Kjo skenë do të ishte kaq perfekte për një film dramatik ku fundi pritet të jetë i lumtur, Shqipëria në Europian. Për të arritur deri këtu, Kombëtarja duhet të tregojë që në miqësoren e parë të vërtetë forcën e saj. Pikërisht në atë përballje që do të luajë në 16 nëntor kundër Italisë. Pritshmëria është e madhe për spektaklin që pritet të dhurohet në Air Albania.
Këtë herë nuk shkojmë për të ndjekur “axurrët”, pavarësisht se çdo fundjavë i shohim në televizorë lojtarët e saj dhe tani preken nga afër në kryeqytetin shqiptar. Këtë herë shkohet për të mbështetur Kombëtaren dhe duke kryqëzuar gishtat se çdo gjë do të kthehet, se ka ardhur koha e lotëve të gëzimit. Shitja e biletave po vazhdon për këtë duel në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania”. /Sport Ekspres/