Skandali/ Rrezikon pjesëmarrjen në Botëror, sulmuesi i Anglisë po hetohet për baste

Ivan Toney rrezikon të mos marrë pjesë në Botërorin që do të nisë vetëm 2 javë më vonë. Sulmuesi anglez është nën hetim nga Federata Angleze, raporton “Daily Mail”. Shkak janë bërë dyshimet për vënie bastesh në 7 muajt e fundit. Megjithatë, vetë lojtari ka mohuar të ketë të bëjë me një situatë të tillë.

Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetet sociale, Toney kërkon të pastrojë emrin e tij. Ai njofton se është vënë në dispozicion të Federatës për hetim dhe nuk do të flasë më gjatë deri në dhënin e verdiktit përfundimtar.

“Jam vënë në dijeni të një historie rreth meje në një gazetë kombëtare sot. E kam ndihmuar Federatën e Futbollit në hetimin e tyre dhe nuk do të bëj asnjë koment deri në momentin që ky hetim të ketë arritur në një konkluzion. Jam një anglez krenar dhe gjithmonë ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë të luaj për vendin tim në finalet e një Kupe Bote”, ka njoftuar Ivan Toney./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *