VIDEO/ Murinjon e tradhëton mbrojtja, lojtari i Romës bën gafën fatale në derbin me Lacion

Derbi i kryeqytetit italian është zhbllokuar në minutën e 29. U desh një gafë e Ibanezit për të sjellë epërsinë e Lacios. Murinjon e tradhëton mbrojtja, teksa Ibanez provon të driblojë në zonë, duke humbur kontrollin e topit. Felipe Anderson përfiton nga ky gabim trashanik dhe e dërgon topin në rrjetë.

Skuadrat janë duke luajtur ende pjesën e parë të takimit dhe sigurisht që ky rezultat mund të ndryshojë në vazhdim të ndeshjes. Kujtojmë se asnjë prej lojtarëve shqiptar nuk janë preferuar nga trajnerët përkatës. Si Hysan në krahun e Lacios, ashtu edhe Kumbulla në krahun e Romës, po e ndjekin derbin nga stoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online