Shqipëria dhe Kosova nuk e tundoi, Andi Zeqiri kërkon Botërorin dhe e thotë hapur: Nuk gënjej dot…

Lojtarët shqiptarë zgjedhin shpeshherë që të përfaqësojnë shtetet të cilat nuk i përkasin origjinës së tyre, Andi Zeqiri është vetëm një prej tyre. 23 vjeçari po kalon një formë zhumë të mirë tek Basel, teksa ka shënuar 7 gola në 11 ndeshje. Në konferencën për shtyp, Andi Zeqiri deklaroi se do të ishte i lumtur nëse performancat me Basel do t’i sigurojnë një vend me përfaqësuesen helvete.

“Të gjithë duan të luajnë në Kupën e Botës dhe nuk mund të gënjej se nuk është në mendjen time. Por gjëja më e rëndësishme është që unë të fokusohem te Basel dhe të bëj ndeshje të mira””- u shpreh ndër të tjera Zeqiri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *