Europa League kthehet në në mini Champions/ Nga Juventusi dhe Barcelona te Manchester United, sa shumë histori në këtë kompeticion

Mbrëmjen e djeshme janë luajtur ndeshjet e fundit të fazës së grupeve edhe në Europa League. Tashmë grupet kanë marrë pamjen përfundimtare, duke u përcaktuar kështu ekipet që do të vazhdojnë më tej rrugëtimin e tyre. Edhe pse shihet si një kompeticion dytësor, spektakli nuk do të mungojë në fazën me eliminim direkt.

Konkurenca pritet të jetë e fortë, teksa klube me histori dhe traditë të madhe europiane do të garojnë për trofeun. Europa League kthehet në një mini Champions, duke marrë para sysh se cilat ekipe do të luajnë në këtë turne. Juventusi, Barcelona, Ajaksi janë tre nga klubet më të rëndësishme që zbresin nga Champions League në Europa League, ndërsa emra si Arsenali, Manchester United-i apo Roma kanë siguruar kualifikimin përmes fazës së grupeve. Ekipe të tjera interesante do të jenë Sportingu i Lisbonës, Leverkuseni, Sevilla, Fenerbahce, PSV, Monako./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online