Volejbolli fatkeqësisht vijon të ketë problemet e veta në Shqipëri. Silvana Bushati ka treguar vështirësitë që hasen në këtë sport gjatë emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV”. Volejbollistja shqiptare ka renditur mungesën e tifozëve, pagat dhe kushtet e këqija si problematikat kyçe të këtij sporti.
“Volejbolli besoj se është sporti i parë i harruar në Shqipëri, për vetë kushtet që kemi, për financat. Një pjesë e rëndësishme e sportit janë tifozët. Te ne vijnë vetëm familjarët tanë, edhe ata kur i marrim ne me zor. Janë edhe rrogat. Normalisht që çdokush punon për lekë. Nuk ka financa. Kushtet mungojnë. Unë personalisht gjithmonë jam larë në shtëpi pas ndeshjeve. Dushet lënë për të dëshiruar. Nuk janë kushtet për t’u larë“, ka treguar Silvana Bushati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/