Kampionati Europan i peshëngritjes erdhi në Durrës, Kreshnik Leka: Event i arrirë, pati 700 pjesëmarrës

Durrësi ka pritur Kampionatin Europian të moshave për peshëngritje, ku Shqipëria ka dalë me medalje. Peshëngritësja e Teutës ka arritur një sukses në këtë event, por duket se nuk është i vetmi sukses nga sportistët e klubit shumësportësh të Teutës. Shefi i këtij klubi ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV”, ku ka folur për tepër për këtë kompeticion të organizuar në Durrës, si dhe në fund ka listuar edhe arritjet e prekura nga sportistët e klubit që ai drejton.

“Unë jam pjesë e Federatës së Peshëngritjes, jam anëtar i Komitetit Drejtues. Federata e Peshëngritjes e mori ekskluzivitetin për të organizuar këtë kompeticion shumë të rëndësishëm. Padyshim që pati kontributin e saj edhe Bashkia e Durrësit dhe Komiteti Olimpik. Të gjitha u bashkuan bashkë. Ishte një event sportiv shumë i arrirë. Pati rreth 700 pjesëmarrës. Kjo ishte një gjë shumë e mirë për qytetin e Durrësit.

Në ping-pong për femra dolëm për të 9-in vit rresht kampionë. Në basketboll dy vitet e fundit kemi dalë kampion, pastaj arritjen më të madhe kishim me finalen në Balkan Ligë. Nuk e ka arritur klub tjetër shqiptar basketbolli. Mundjen e kemi kampionë për të rinj dhe nënkampionë për të rritur”, ka thënë Kreshnik Leka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online