Në Gjakovë do të luhej një nga ndeshjet më të forta të basketbollit. Vëllaznimi është ndeshur me Trepçën, por vëmëndjen kaloi nga parketi në tribuna. Tifozët gjakovarë janë një aset më vete, teksa kanë treguar identitetin e fortë kombëtar.
Gjatë momentit që nisi të luhej himni i Republikës së Kosovës, kanë nisur menjëherë vërshëllimat. Por jo vetëm kaq. E gjithë salla njëzëri nisën të këndonin himnin e vetëm të gjithë shqiptarëve, atë të Shqipërisë, ndërsa dogjën edhe flamurin e Serbisë. Një gjë e tillë është quajtur si skandal jo vetëm në Serbi, por edhe në disa media të Kosovës.
Për shkakun e reagimit të fortë të mediave në Kosovë, policia ka arrestuar disa persona të tifogrupit “Kuqezinjtë e Jakovës”. Nëpërmjet një reagimi të fundit, tregohet situata dhe nuk mungojnë notat kritike për mënyrën sesi u pasqyrua gjithçka ndodhi. Kauza e Shqipërisë natyrale do të vazhdojë për Kuqezinjtë e Jakovës dhe në ndeshjen e radhës po përgatiten për t’u kthyer me një mesazh tjetër, po kaq të fuqishëm.
“Komunikatë për mediat serbe të instaluara në Kosovën e Shqipërisë. Këtë komunikat po e nisim me një urim, urime ia dolët ti gëzoni zagarët tuaj, policia ndërmori masa, dhe po arreston djemt e Kuqezinjeve. Po ua bëjm me dije, hapni burgje, se do kallim cdo ndeshje flamurat e tyre, neve na u kallen shtëpit, familjarët, e zemrat tona, askush nuk hetoj asgjë. Ishim prezent në të gjitha lufterat, në të gjitha frontet, ne jemi bijt e dëshmorëve, e luftëtarëve të qytetit ton, ne ua kemi borgj tua mbrojm nderin”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/