LAJM I FUNDIT/ Shqipëria del e barabartë nga fusha me Uellsin, fati tregohet mizor dhe nuk na lë të shkojmë në grupet e Europianit

Fati nuk e ka lejuar Shqipërinë U-17 që të bëjë hapin e madh për të kaluar në grupet e Europianit, në fazën e Elite Round. Kuqezinjtë e nisën aventurën e tyre duke mundur Suedinë me shifrat 1-3, ndërsa më pas do të merrnin të vetmen humbje që i kushtoi shumë, atë në minutat e shtesës ndaj Kroacisë, 1-0.

Djemtë e Bulkut do të përballeshin sot ndaj Uellsit ku kishin vetëm dy rrugë sesi të kalonin më tej. Një fitore direkte ndaj Uellsit ose një barazim i kombinuar me fitoren e Suedisë ndaj Kroacisë. Në këtë përballje tjetër, kroatët gjetën shpejt avantazhin e dy golave, por suedezët barazuan 2-2, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

Ndërkohë kuqezinjtë kanë dalë si të barabartë me Uellsin duke mbajtur shifrat 0-0. Fatkeqësisht kjo nuk mjafton për të kaluar më tej. Uellsi mban vendin e parë me pesë pikë, Kroacia vjen e dyta me katër pikë, Shqipëria vjen e treta me katër pikë dhe Suedia renditet e fundit me dy pikë. Për shkakun e humbjes në ndeshjen direkte, Kroacia merr biletën e fundit për në Elite Round. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online