Besnik i ekipit deri në 2026! Ka kaluar edhe ish-sulmuesin e Realit të Madridit, Granada nuk humb kohë me Myrto Uzunin

Granada nuk humbet kohë me Myrto Uzunin. Ekipi spanjoll ka nënshkruar kontratën me sulmuesin shqiptar, për t’i dhënë rinovim dhe tjetër jetëgjatësi. Tashmë sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Granadas deri në 2026.

Gjithashtu Uzuni do të përfitojë shifër më të mirë në pagesë. Tërësisht e merituar kjo pasi lojtari shqiptar po e mban Granadan në tonus që të jetë pranë objektivit për t’u rikthyer në La Liga, madje duke kaluar edhe ish-sulmuesin e Realit të Madridit, Callejon, që nuk e ka të njëjtin efekt në skuadër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *