Shpëtim Duro ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Trajneri u shpreh se Kolela i Partizanit nuk e ka kuptuar shumë mirë rëndësinë e derbit të Superiores, pas humbjes së pësuar me Tiranën në shifrat 0-2.
“Ndoshta Kolela nuk e di shumë mirë rëndësinë e këtij derbi. Ne e kemi përjetuar dhe është shumë ndryshe. Kolela është mësuar me derbin e Kategorisë së Tretë apo të Katërt në Itali, po këtu nuk përballohet lehtë humbja në një ndeshje të tillë”, tha Duro. /Sport Ekspres/