Luis Suarez është padyshim në këndin e legjendave të Uruguajit. Ish-sulmuesi i Barcelonës ka dhënë një kontribut të vyer për Kombëtaren e tij, të cilën me golat e shënuar e ka çuar shpesh drejt niveleve të larta të futbollit botëror dhe atij të Amerikës së Jugut. 35-vjeçari iu bashkua Nacionalit në vendlindjen e tij për të ruajtur formën e duhur për Kupën e Botës Katar 2022.
Por, megjithëse është një ikonë për Uruguajin, tifozët e Penarolit nuk e kanë pritur mirë kalimin e tij te Nacionali. Tifozët e skuadrës së qytetit të Saltos, në të cilin ka lindur vetë Suarezi, janë mbledhur në sheshin Artigas për të festuar 131-vjetorin e klubit. Gjatë festimeve, të pranishmit kanë rrëzuar përtokë statujën e Luis Suarezit. Madje, kanë shkuar edhe ta godasin me këmbë. Një gjest aspak i hijshëm, që ish-sulmuesi i Barcelonës nuk e kishte imagjinuar se mund ta shihte të kryhej nga bashkëkombasit e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
VIDEO: El momento en el que quiebran y tiran la estatua de @LuisSuarez9 en Salto, durante los festejos por un nuevo aniversario de Peñarol.https://t.co/qSrojVOKr1 pic.twitter.com/XYgJy09ccg
— Subrayado (@Subrayado) September 28, 2022