“Ku e kanë hallin ata që vërshëllejnë“? Starova del kundër tifozëve: Nuk i marrin ata vendimet

Sulejman Starova ka dalë kundër tifozëve. Trajneri i njohur ka thënë në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se nuk duhet të vërshëllehet kurrë Kombëtarja. Starova i referohet shprehjes së famshme të tifozëve të Liverpulit: “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, duke dhënë kështu mesazhin për tifozerinë shqiptare.

“Ku e kanë hallin ata që vërshëllejnë? Po dal kundra atyre që vërshëllejnë. Ju ftoj edhe ju të dilni kundra. Ai trajneri do iki në shtëpi, do vijë një trajner tjetër. Nuk vërshëllehet. Jam kundra vërshëllimave. Ta argumentoj pse. I referohem “Ju nuk do jeni kurrë vetëm”. Nuk janë vendimmarrës ata, është dikush tjetër vendimmarrës për trajnerin dhe lojtarët. Kam të drejtë ti kritikoj tifozët. Mos vërshëlleni Kombëtaren, i them unë, nuk e kam problem. Do iki trajneri do fillojë një epokë tjetër. Po pranove “unë nuk të lë kurrë vetëm“, mos më lër vetëm“, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online