Kukësi është ende me “frenat e dorës ngritur”! Dobi duhet të shkund ekipin, e mund Bledar Devolli me vetëm dy ditë

Kukësi është përballur në ditën e sotme me Turbinën në një miqësore, teksa fjala e parë i lihet Kombëtareve. Verilindorët kanë humbur sërish, këtë herë me shifrat 1-0. Sinjali i alarmit bie mbi faktin se te Turbina u ndërrua trajneri me ardhjen e Bledar Devollit vetëm dy ditë më parë.

Por kjo nuk e pengoi këtë trajner që të marrë fitoren. “Jemi me frenat e dorës ngritur”, u shpreh Enekeleid Dobi pas ndeshjes me Partizanin dhe problemi duket se po vazhdon te Kukësi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *