Rezultati i arritur sot nga Ballkani ishte i një surprizë e bukur shumë shqiptarë, por jo për trajnerin e Kluzhit. Rumunët rrëmbyen një barazim falë një goli të shënuar në minutën e 91-të, çka duket se ka kënaqur Dan Petreskun. Ky i fundit foli për “Art Motion” pas përfundimit të ndeshjes, ku u shpreh se Ballkanin nuk ka për ta mundur asnjë ekip në Kosovë.
“Pavarësisht se është skuadër debutuese, Ballkani është kampion në Kosovë. Kur dikush është kampion, ka mentalitet kampioni. Ata patën posedimin, por ne patëm raste. Jam i lumtur me rezultatin. Nuk jam i befasuar nga Ballkani. Mendoj që në shtëpi Ballkani nuk do ta humbi ndeshjen as ndaj Shivasporit, as ndaj Slavias së Pragës”, ka deklaruar Dan Petresku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/