Milot Rashica ka vendosur të ndërrojë skuadër këtë sezon. Sulmuesi shqiptar do të lërë Norëich-in, i cili këtë edicion futbollistik do të garojë në Championship, pas rrëzimit nga Premier League në muajin maj.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës do të mbërrijë sot në mbrëmje në Stamboll, ku do i bashkohet ekipit të Galatasaray-t në një huazim 1-vjeçar. Klubi turk po kërkon të rikthehet në lavdinë e dikurshme, teksa përpos Rashicës, do të transferojë edhe Mauro Icardi-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/