Humbja e djeshme nuk është gëlltitur lehtë mga Chelsea. Blutë e Londrës nuk e kanë menduar gjatë dhe kanë reaguar me dorë të hekurt. Klubi anglez ka shkarkuar ditën e sotme Thomas Tuchel-in.
Trajneri gjerman nuk po përmbush pritshmëritë në këtë fillim sezoni, prandaj Chelsea ka vendosur të ndajë rrugët me të. Mbetet për tu parë se cili do të ketë trajneri i ri i Armando Brojës. Ky i fundit pëlqehej shumë nga Tuchel-i, i cili e bindi të qendronte në “Stamford Bridge” dhe nga ndeshja në ndeshje po i besonte më tepër minuta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Chelsea Football Club part company with Thomas Tuchel.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 7, 2022