Do të ketë më shumë raste si Buxhelaj te Partizani, Armand Duka tregon skemën e Federatës: Jepen 2 mijë lekë për minutë

FSHF po mendon gjithmonë e më tepër për të rritur prodhimin e futbollit vendas. Në këto tre javë të para, te Partizani po prodhohet një talent si Buxhelaj. Ky i fundit ka treguar shumë personalitet duke bërë diferencën në ekipin e parë, pavarësisht moshës së vogël. Ndërkohë në një intervistë për Euroneës, Armand Duka thekson se Federata jep 2 mijë lekë për minutë për klubet që aktivizojnë elemente të tillë të rinjë.

“Dy prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit për 4 vitet e ardhshme janë futbolli i fëmijëve dhe futbolli i grave e vajzave. Për të arritur atë objektiv, kemi përcaktuar rrugët, kemi bërë projektet dhe mënyrat e incetivimit se si mund të zhvillohet. Kemi bërë një reformë totale në futbollin e të rinjve, për t’i profilizuar dhe specializuar më shumë në mënyrë që të aktivizohen në skuadrat e para.

Një nga këto është incentivimi i futbollistëve nga 16-21 vjeç, për të cilat federata, për çdo klub që aktivizon futbollistë të rinj, incentivon me para cash. Pagesa është sipas aktivizimit të numrit të futbollistëve në lidhje me çmimin e vendosur për çdo minutë aktivizimi. Është vendosur një koeficient që mund të ndryshojë nga viti në vit. Për sezoni që jemi, është 2 mijë lekë për minutë”, tha Duka. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online