Shqipëria mbetet pa mbrojtje në prag të Ligës së Kombeve, Kumbulla lë fushën i dëmtuar

Fati duket sikur po punon kundër Edi Rejës në këtë fillim sezoni. Mbrojtja e Kombëtares shqiptare përfundon në infermieri në momentin kur edhe pak javë na ndajnë nga dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Pas Gjimshitit dhe Dermakut, të njëjtin fat me ta e ka pësuar edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi shqiptar u gradua titullar nga Zhoze Murinjo mbrëmjen e sotme kundër Monzës, por u detyrua të linte fushën përpara kohe. Kumbulla pëson një dëmtim në pjesnë e pasme të kofshës dhe nuk mund të vazhdojë për më gjatë lojën. Mbetet për t’u parë se sa kohë do të zgjasë rekuperimi i tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *