Shqipëri, Europë…Shqipëri! Transferimet e çuditshme në Superiore, a është testi i së vërtetë për mungesën e cilësisë së lojtarëve?

Superiorja nuk arriti që të linte gjurmë në Europë, duke dështuar në Conference League. Cilësia e lojtarëve u vërtetua se është dukshëm nën nivel, duke mos bërë dot diferencën as me kampionate të cilat nuk janë të mëdha në letër.

Teksa jemi në mbylljen e merkatos verore, ajo që bie në sy dhe nuk mund ta evitojmë dot në Shqipëri, janë disa lëvizje të çuditshme që flasin shumë për nivelin. Lojtarë të cilët largohen nga Superiorja për të firmosur me një tjetër skuadër në Europë dhe pas vetëm një muajsh, ose në raste të tjera pa mbushur ende 30 ditë, zyrtarizohen sërish në Shqipëri me një tjetër klub.

Një fenomen i ndodhur që nga sezoni i shkuar, teksa kryesisht lojtarë të ndryshëm të Partizanit nuk arrinin dot që të bindnin as në Ligën e Parë të Turqisë. E njëjta situatë duket se ka vazhduar edhe në këtë sezon, ndërsa vlen të theksohet se as treshja kampione e Tiranës që u transferua te Vorskla Plotava nuk po ndryshon dot historinë e ndeshjeve në Ukrainë, pasi në dy takimet e fundit me të gjithë këta elementë në fushë numëron po dy humbje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *