Lojtari i ardhur nga Malisheva dhe që kushton fare pak, ja sulmuesi 21-vjeçar që shndërroi Daja te Ballkani

Ilir Daja arriti suksesin e madh te Ballkani duke u kualifikuar në grupet e Conference League. Trajneri shqiptar u mbështet te dy futbollistë për të arritur në këtë sukses. Korenica dhe Rrahmani ishin elementët që bënë diferencën në takimet për Ballkanin në Europë.

Sa i përket këtij të fundit, Albioni është vetëm 21-vjeç dhe u ndez te ekipi në Kosovë vetëm pas ardhjes së Ilir Dajës. Transferimi i tij nga Malisheva te Ballkani do të vinte falas, teksa edhe vlera e kartonit aktual është vetëm 120 mijë euro.

Fare pak për një lojtar që arriti të shënonte 7 gola në 6 takime të luajtura në Europë me Ballkanin në këtë sezon. Oferta të shumta janë paraqitur për këtë sulmues pas këtyre performancave, por me siguri që Albioni do të vazhdojë që të jetë pjesë në grupet e Conference League. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online