E bujshme/ Zbulohet prapaskena nga koha e Juventusit, Cristiano Ronaldo goditi Federico Chiesa

Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi në fund të afatit kalimtar në vitin 2021. Portugezi vendosi të kthehet në Manchester United. Megjithatë, edhe pse luajti mjaft mirë, klubi pati një sezon për të harruar dhe nuk u kualifikua në Champions League.

Ish-lojtari i Juventusit, Massimo Mauro tregoi se situata me Ronaldon në klubin italian nuk ishte më e mira. Madje arrinte deri në atë pikë sa të gjuante shokët e ekipit. “Mos e krahasoni Ronaldon me Maradonën. Të gjithë e donin atë njeri, ai ishte i popullarizuar me shokët e tij të skuadrës, ndërsa Ronaldo copëtoi dhomën e zhveshjes së Juventusit.

Një herë Ronaldo goditi edhe një shok skuadre në dhomën e zhveshjes. Federico Chiesa duhet të marrë guximin dhe ta thotë këtë. Kjo është arsyeja pse Pirlo nuk e përdori atë në ndeshjen e fundit të Juventusit”, tha Mauro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online