Armando Broja pritet që të ketë shansin e artë në mbrëmjen e sotme. Sulmuesi shqiptar nuk u aktivizua për asnjë minutë të vetme në takimin e fundit të Chelsea ndaj Leicester, ndryshe nga më parë.
Por londinezët do të zbresin sërish në mbrëmjen e sotme në fushën e lojës, këtë herë ndaj Southampton. Disa media britanike kanë aluduar lëvizjen e mundshme të Tuchel për ta aktivizuar Armando Brojën si titullar, ndërsa Havertz ka zhgënjyer në të gjitha këto takime duke mos arritur që të shënojë ende golin e parë.
Mbetet ende që të presim formacionin zyrtar për të parë nëse Broja do të aktivizohet nga minuta e parë. Megjithatë shanset janë të mëdha që sulmuesi i Shqipërisë të zhvillojë sot minutat më të shumta me Chelsean dhe për herë të parë të ketë mundësinë për të treguar sesa vlen. /Sport Ekspres/