Jo vetëm derbin me Milanin! Lukaku nuk luan as në Champions me Bayern Munchen, dëmtimi më i rëndë se pritej

Interi nuk humbi vetëm tre pikët me Lacion në ndeshjen e fundit, por edhe Lukakun. Ky i fundit u dëmtua dhe la fushën e blertë, për t’u zëvendësuar nga Dzeko në minutën e 70. Dëmtimi është më i rëndë sesa pritej sipas mediave italiane.

Ekzaminimet e plota do të vijnë në javën e ardhshme, por sipas që përflitet, Lukaku do të kthehet për të luajtur futboll në muajin tetor. Pra mund të thuhet me siguri që sulmuesi belg e ka humbur derbin e parë me Milanin, takimin me Bayern Munchen në Champions League dhe disa ndeshje të tjera në Serinë A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online