“Skënderbeu bëri arritje, a ishte Daja që dështoi te Partizani”? Debati në Kosovë, Tovërlani: Ballkani mundi Ishujt Faroe dhe San Marinon, kjo është diferenca

Në emisionin “Dueli Sportiv” ka pasur një debat sa i përket arritjes së Ballkanit në grupet e Conference League. Gazetari Arlind Sadiku ka kujtuar dështimin e ekipeve të Superiores në këtë rrugëtim, ndërsa Afrim Tovërlani ka pasur tjetër ide. Ky i fundit shprehet se Ballkani ka mundur ekipe të dorës së dytë për shkak të nivelit të dobët të Conference League, ndryshe nga suksesi i Skënderbeut dikur në Europa League.

“Të jem i sinqertë, Conference League nuk është Europa League dhe Champions League. Ka më shumë mundësi për vëndet e vogla tani. Skënderbeu ia ka dalë prej vitesh, ishte arritje Europa League. Jemi përballur me ekipe nga San Marino dhe Ishujt Faroe. Nuk dua që ul meritën e askujt, as të presidentit dhe të Dajës. Me Conference League vjen më lehtë deri në grupe. A e di që trajneri Ilir Daja ka dështuar te Partizani? Nuk do të thotë që nëse Daja vjen te Partizani, atëherë do të ketë sukses. Mendoj se Shkupi e mori lehtë Ballkanin, sikur po ndeshej me Llapin vjet. Pastaj në ndeshjen e dytë morën karton të kuq që në fillim. Conference League është më e lehtë”, tha Tovërlani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online