Myrto Uzuni ka përjetuar sot një mbrëmje që do e mbajë mend gjatë. Sulmuesi shqiptar ishte i jashtëzakonshëm, teksa me tripletën e tij i jep Granadës fitoren e pastër 3-0 kundër Vijarealit B. Vetëm 30 sekonda dhe beratasi shkund rrjetën e “nëndetëses së verdhë”. Ndërkohë në minutën e 12 shfaqet rrezikshëm në zonë dhe fiton një 11 metërsh. Është po ai që ekzekuton penalltin dhe ia del ta dërgojë topin për herë të dytë në rrjetë.
Por ndeshja nuk ka përfunduar këtu për Myrto Uzunin. Granada fiton të drejtën e një tjetër penalltie në minutën e 82-të. Sigurisht që nga 11 metrat nuk mund të rrinte pa qendruar sulmuesi shqiptar. Një tjetër duel i fituar prej tij me portierin e Vijarealit B dhe emri i tij shfaqet tre herë në listën e golashënuesve. Menjëherë pas golit Uzuni vrapon pranë tribunës, atje ku gjendet e dashura e tij, me të cilën shkëmben edhe përqafime./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing