Një penallti vendos fituesin, Partizani i Kolelës mund Laçin dhe bëhet i vetmi ekip me pikë të plota në “Abissnet Superiore”

Ka përfunduar ndeshja mes Partizanit dhe Laçit. Janë të kuqtë ata që dalin me tre pikë nga stadiumi “Elbasan Arena”. Takimi përfundoi me shifrat minimale 1-0. Një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë përcaktoi edhe fituesin e kësaj sfide të rëndësishme ndaj dy rivalëve të drejtpërdrejtë për titullin kampion.

Skuka u rrëzua në zonë pas një kontakti me lojtarin e Laçit dhe gjyqtari kërkon ndihmën e VAR-it. Pas rishikimit të pamjeve, arbitri kryesor akordon penallti, e cilë shndërrohet në gol nga Skuka në minutën e 44-t. Rezultati mbeti i pandryshuar përgjatë gjithë ndeshjes, pavarësisht përpjekjeve të skuadrave. Partizani i Kolelës mer kështu një fitore të rëndësishme dhe bëhet i vetmi ekip që ka grumbulluar pikë të plota në këto dy javë të para të “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online