Ka qenë kudo në historinë e shqiptarëve, lojtari i Ballkanit që merr pjesë për herë të 3 në grupet e Europës

Bajram Jashanica ka qenë gjithmonë në kulmin e historisë së shqiptarëve. Mbrojtësi 31-vjeçar e ka provuar dy herë eksperiencën në grupet e Europa League, teksa ka qenë pjesë e Skënderbeut. Në fillim në sezonin 2015-2016 dhe më pas në atë 2017-2018.

Tashmë Jashanicën e presin emocione të reja, pasi do të rikthehet sërish në grupet e Europës. Këtë herë në Conference League si pjesë e Ballkanit që arriti të shkruante historinë në futbollin e Kosovës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *