VIDEO/ Ajo që dikur ishte shtëpia e tij, iu kthye në ferr! Lacio fundos Interin, Inzagi largohet me kokën ulur nga “Olimpiko”

Kthimi në “Olimpiko” ishte i hidhur për Simone Inzagin. Ajo që dikur ishte shtëpia e tij, sot u kthye në një ferr që dogji jo pak Interin. Lacio fundos ziklatrit, teksa fiton me rezultatin bindës 3-1. Felipe Anderson ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 40, duke i dërguar kryeqytetasit në avantazh drejt dhomave të zhveshjes.

Interi reagon shpejt pas nisjes së pjesës së dytë, kur Lautaro Martinez kthen përsëri baraspeshën. Por loja nuk ishte mbyllur me kaq. Luis Alberto çon peshë “Olimpikon” në minutën e 75, kohë në të cilën realizon një gol për t’u vendosur në kornizë. Bardhekaltrit nuk mjaftohen me kaq, teksa në minutën e 86 Pedro e dërgon topin për herë të tretë pas shpinës së Handanoviçit dhe nxjerr Inzagin me kokën ulur nga stadiumi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *